
Struga ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Hesperanzhin, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës play off të Ligës së Konferencës.
Maqedonasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 23. Ibraimi përfitoi nga një gafë e portierit kundërshtar dhe me portën bosh dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 40 ishte sërish Ibraimi që dyfishoi shifrat. Sulmuesi hyri bukur në zonë dhe pas një ndërhyrje të gabuar nga kundërshtari fitoi një 11-metërsh që e mori vetë përsipër dhe e ktheu në gol.
Sapo nisi pjesa e dytë, miqtë ngushtuan diferencën me Stolz.
Në minutën e 77, maqedonasit realizuan edhe golin e qetësisë. Ibraimi fitoi një tjetër 11-metërsh të cilin e realizoi me panenka.
Lini një Përgjigje