
Stiven Shpendi prej pak ditësh është bërë lojtari më i ri i Empolit dhe sezonin e ri do të luajë në Serinë A. Një arritje dhe një hap tepër i madh për sulmuesin shqiptar dhe karrierën e tij.
20-vjeçari është edhe pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, aty ku ka lënë gjurmë, teksa në vetëm pesë ndeshje të luajtura ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës.
Por, edhe pse e ka moshën për të qenë pjesë e Shpresave edhe për edicionin kualifikues të Europianit për këtë grupmoshë, Shpendi ende nuk ka debutuar me Kombëtaren A.
Nga sa mësohet, edhe muaji shtator nuk do të jetë për të, pasi trajneri Silvinjo ka përpara dy takime tepër të rëndësishme për fatin e Shqipërisë në shanset që ka për kualifikimin në “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kështu që në miqësoren e radhës, atë me Bullgarinë që kuqezinjtë tanë do të luajnë në Tiranë, pritet që të jetë edhe debutimi i Stiven Shpendit me Kombëtaren A.
Lini një Përgjigje