TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Gusht 2023, 20:56

“Shet” fanelën për 400 milionë paund, Çelsi gjen më në fund sponsor

Shkruar nga Pamfleti

“Shet” fanelën për 400 milionë paund, Çelsi

Çelsi ka gjetur më në fund një sponsor për fanelën. Klubi londinez do të marrë përfitime të konsiderueshme, pasi në pjesën ballore do të ketë të reklamuar kompaninë amerikane të teknologjisë, “Infinte Athlete”.

Kompania që do të jetë sponsori i Çelsit, ka paguar 40 milionë euro në sezon dhe është parashikuar një kontratë 7-vjeçare, ku përgjatë kësaj periudhe do të ketë edhe bonuse të cilat e çojnë përfitimin e Çelsit në 400 milionë euro.

Pak javë më parë, Çelsi publikoi fanelën e sezonit të ri dhe u vu re mungesa e një sponsori gjeneral. Tashmë, ka nisur nga puna edhe stampimi i fanelave për sezonin e ri dhe në rrjet ka qarkulluar edhe një imazh ku shihet Broja duke pritur momentin e fotove.

çelsi skuadra londineze

Lini një Përgjigje