
Tifozët e Dinamos së Kievit mbështetën huliganët e Dinamos së Zagrebit që shkaktuan trazira të tmerrshme në kryeqytetin grek. Një foto në Twitter tregon dy granata blu me një mesazh tronditës: "Liri për BBB" dhe "7/8/2023 Athina. BBB janë mbretërit e Evropës".
09.08.2023, Dynamo Kyiv???????? support friends from Dinamo Zagreb????????, they are arrested in Athens https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/rk6ZToXB73
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 9, 2023
Kjo nuk është hera e parë që huliganët ukrainas mbështesin veprimet skandaloze të kolegëve të tyre nga Kroacia. Në mars të këtij viti, gjatë festimit të datëlindjes së 37 të këtij grupi famëkeq tifozësh, huliganët kanë ecur nëpër rrugët e Zagrebit dhe gjatë shëtitjes kanë përdorur përshëndetje naziste të kohës së Adolf Hitlerit.
17.03.2023, From Dynamo Kyiv????????:
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) March 18, 2023
BAD BLUE BOYS - 37 YEARS
In 1986 that day it was founded the most powerful movement of South Europe.
They are real daredevils who don’t know fear outside the stadium. They are warriors who has gone across war to defend their country. pic.twitter.com/X14iN2FAKd
Pas aktit të turpshëm, që tmerroi Evropën, një mesazh mbërriti nga Ukraina. “Përshëndetje BBB nga balli”.
Kujtojmë që mbrëmjen e së hënës në lagjen Nea Filadelfia në Athinë, Bad Blue Boys shkaktuan incidente të tmerrshme ku humbi jetën një tifoz 29-vjeçar i AEK-ut.
Pavarësisht ndalimit të UEFA-s, rreth 150 tifozë të klubit të ekipit të Dinamos së Zagrebit erdhën në Athinë dhe krijuan kaos total para stadiumit të klubit grek. Ata thyen gjithçka përballë tyre dhe sulmuan njerëz të pafajshëm që ndodheshin aty. Ata janë përplasur edhe me një grup më të vogël tifozësh të AEK-ut, ku vranë Mihalis Kaçzuris 29-vjeç.
Lini një Përgjigje