
Ndeshja miqësore e Lacios ndaj Triestinës, nuk ka rezultuar me fat për kapitenin Elseid Hysaj, i cili u largua i dëmtuar. Kur kanë kaluar 2 javë nga ajo ndeshje, mbrojtësi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe së fundmi ka nisur përgatitjet individualisht për sezonin e ri.
Mbrojtësi shkodran ka pësuar një dëmtim në tendinën e Akilit dhe për të mos e rënduar më shumë gjendjen është lënë pushim nga stafi teknik me shpresën që të jetë gati për fillimin e kampionatit. Në stërvitjet e fundit, Hysaj ka dalë në stërvitje individuale.
Ende nuk dihet se kur do të rikthehet Hysaj në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, teksa në inferimeri dhe stafi teknik shpresojnë që rikthimi të jetë sa më i shpejtë. Në sezonin e fundit, Hysaj ishte një nga të preferuarit e trajnerit Mauricio Sarri.
Lini një Përgjigje