TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Gusht 2023, 21:31

Magjitë e Mesit dhe penalltitë e eliminuan nga Kupa e Ligës, mbrojtësi shqiptar i Dallas merr kujtim një selfie me “Pleshtin” (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Magjitë e Mesit dhe penalltitë e eliminuan nga Kupa e Ligës,

Zbarkimi i Mesit tek Interi Majemi në MLS ka shtuar interesimin për ndeshjet e këtij kampionati për të parë nga afër yllin argjentinas në veprim. Dhe nuk janë vetëm tifozët ata që admirojnë magjitë e “Pleshtit”, por edhe vetë futbollistët kundërshtarë.

Ndonëse klubet shumë herë kanë bërë të qartë se nuk duan të shohin futbollistët e tyre të vrapojnë pas Mesit për një foto kujtim, është e vështirë që të ndalohen të tilla. Kështu, nga kjo situatë ka përfituar edhe mbrojtësi shqiptar i cili është pjesë e FC Dallas në MLS.

22-vjeçari Amet Korça, është prej disa muajsh pjesë e këtij klubi, teksa dy ditë më parë, pa se si magjitë e Mesit dhe më pas penalltitë e eliminuan nga Kupa e Ligës. Mbrojtësi ishte gjatë gjithë ndeshjes në pankinë, teksa nuk u aktivizua në këtë duel. Por në fundin e tij, si shumë shokë të skuadrës, edhe ai ishte në fushë për një selfie me Mesin, padyshim një kujtim i veçantë për djaloshin shqiptar.

Magjitë e Mesit dhe penalltitë e eliminuan nga Kupa e Ligës,

amet korça mbrojtësi shqiptar lionel mesi

Lini një Përgjigje