
Pas më shumë se një viti që kaluan një ndarje të trazuar, Shakira dhe Zherard Pike më në fund duket se kanë bërë paqe për të mirën e dy fëmijëve të tyre.
Media spanjolle Vanitatis zbuloi të hënën se burime të afërta me këngëtaren pretendojnë se dyshja “po ndjekin marrëveshjen e ndarjes dhe nuk ka më asnjë argument apo problem”, një mesazh të cilit i është bërë jehonë edhe nga miqtën e ish-futbollistit.
Shakira tani thuhet se ndihet “pozitive dhe optimiste” pas disa periudhave të vështira në muajt e fundit dhe është indiferente ndaj spekulimeve rreth lidhjeve të saj të mundshme me pilotin e Formula 1, Luis Hamilton, me të cilin është parë në disa raste.
Ndërkohë, Pike dhe partneres së tij Klara Çia, u është ofruar më shumë privatësi në javët e fundit, pasi ishin në qendër të vëmendjes së mediave kur ata dolën për herë të parë në publik. Këtë verë ata kanë kaluar pak kohë në shtëpinë e familjes së Pike në Kabrils, afër Barcelonës, ndërsa kanë qenë duke rinovuar apartamentin e tyre në kryeqytetin katalanas.
Ata tani kanë udhëtuar në Miami për të kaluar kohë me fëmijët e Zherard para se të fillojnë shkollën më 21 gusht.
Sigurisht, ka pasur shumë thashetheme rreth marrëdhënies së Shakirës dhe Pikesë, pas ndarjes së tyre. Në Mamarazis, një podcast spanjoll, i fokusuar në lajmet e të famshmëve, ka treguar se këngëtarja kolumbiane ishte e mërzitur me ish-in e saj, i cili “nuk merr aq kohë pushim nga puna dhe angazhimet personale për të qenë me fëmijët gjatë pushimeve”.
Lini një Përgjigje