TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Gusht 2023, 18:11

Nejmar kërkon largimin nga PSG-ja, skuadra e Premier Ligës kërkon të afrojë sulmuesin brazilian

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar kërkon largimin nga PSG-ja, skuadra e Premier Ligës kërkon

Si një rrufe në qiell të hapur, “L’Equipe” hodhi dje bombën: Nejmar dëshiron të largohet nga PSG-ja dhe ia komunikoi këtë klubit. Pavarësisht mohimeve të zakonshme, braziliani duket i destinuar t’u thotë lamtumirë parisienëve në një verë plot revolucion në PSG, me lamtumirën e Mesit, por edhe largimet e mundshme të Mbape dhe të O’Nej, i cili ëndërron Barcelonën, por nuk ka gjasa që ai të kthehet te katalanasit.

Sipas asaj që shkruan “RMC Sport”, klubi që mund të afrojë lojtarin është Çelsi, i cili po studion një formulë për të përmbushur kërkesat e PSG-së dhe mbi të gjitha po studion pagën e yllit brazilian, lojtar që fiton mjaft shumë. Pas një merkatoje tjetër të çmendur, Blutë e Londrës tani po synojnë edhe Nejmarin.

nejmar sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje