TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Gusht 2023, 16:18

Shans i artë për Armando Brojën, dëmtimi i Nkunku trazon sërish ujërat te Çelsi

Shkruar nga Pamfleti

Shans i artë për Armando Brojën, dëmtimi i Nkunku trazon

A do të largohet Armando Broja nga Çelsi këtë vere? Kjo është një pyetje që tundon shumë aktorë, të parin vetë “bomberin” kuqezi, i cili sheh që në Londër hapësirat për të sa vijnë e zvogëlohen, në një kohë kur Blutë vijojnë të kërkojnë zgjidhje të tjera në merkato. Sigurisht të interesuarit kryesorë janë drejtuesit e Çelsit. Broja është një investim i klubit, një lojtar i ri me shumë potencial, tek i cili besojnë, pasi është nën kontratë deri në vitin 2028. Për të ardhmen e Brojës është pa diskutim i interesuar edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo. Broja në sytë e tij është pika më e rëndësishme e projektit kuqezi.

Në Angli, mediat vijojnë t’i kushtojnë rëndësi të ardhmes së Brojës, në një kohë kur për të interesohen disa klube të rëndësishme, një prej tyre është dhe Uest Hemi. Në fakt, “çekanët” janë interesuar për Brojën edhe sezonin e fundit, pas një paraqitje të shkëlqyer që Broja dhuroi në radhët e Sauthemptonit.

Sipas The Guardian: Uest Ham pritet të trokasë sërish në derën e Çelsit, pasi këtë verë nga ekipi i tyre u largua Skamaça. Sulmuesi “Azzurr” u prezantua tek Atalanta. Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Skamaças. Pikërisht atëherë kur Broja po tundohet nga ideja për t’u larguar nga Londra, një dëmtim i Nkunku mund të bëjë që sulmuesi kuqezi dhe stafi i Çelsit të ndryshojnë mendim. Sulmuesi francez pësoi një dëmtim, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale që pritet ta mbajë jashtë fushës së lojës për të paktën 4 muaj.

armando broja sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje