TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2023, 18:24

PSG-ja “braktiset” nga të gjithë, pas Mbappes edhe Neymar informon klubin se dëshiron të largohet

Shkruar nga Pamfleti

PSG-ja “braktiset” nga të gjithë, pas Mbappes edhe Neymar

Kampionët e Francës po braktisen nga yjet. Duket se Leo Messi dhe Kilian Mbappe nuk do të jenë të vetmit që Parisi do të humbasë këtë verë, pasi edhe Neymar duket se i ka kërkuar parisienëve që të largohet.

Siç raporton “L’Equipe”, ylli brazilian dëshiron një aventurë të re jashtë Francës, pasi nuk arriti dot t’i përmbushte të gjitha pritshmëritë me PSG-në dhe pa mundur ta fitonte dot Ligën e Kampionëve.

Për të kanë shprehur interes një sërë klubesh nga Europa dhe Arabia Saudite. Gjithashtu u raportua se ai iu vetofrua Barcelonës, por katalanasit e refuzuan.

neymar psg mbappe

Lini një Përgjigje