TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2023, 19:54

Amir Abrashi lë gjurmë në Zvicër, Grasshoper fiton klasiken ndaj Bazelit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Amir Abrashi lë gjurmë në Zvicër, Grasshoper fiton klasiken

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka qenë protagonisti i fitores 3-1 të skuadrës së Grasshoper ndaj Bazelit në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit zviceran, në atë që është një nga klasiket e tij. 
 
Grasshoper ka fituar ndaj rivalëve historikë me një ndeshje shumë të mirë, të vendosur që në pjesën e parë, teksa tundi tre herë portën e skuadrës mike, në radhët e së cilës mungonte Taulant Xhaka, i cili vuan ende pezullimin nga sezoni i kaluar. 

Goli i rezultatit të përkohshëm 2-0 erdhi pikërisht nga këmbët e Abrashit, i cili pasoi për Morandin në minutën e 16 të ndeshjes pas një aksioni spektakolar nga e djathta, duke dhënë më pas asistin perfekt për shokun e skuadrës. 

Kjo ishte fitorja e parë e Grasshoper në këtë sezon, ku do të tentojë që të renditet mes skuadrave që luftojnë për një vend në zonën e Europës. 

Amir Abrashi lë gjurmë në Zvicër, Grasshoper fiton klasiken

amir abrashi mesfushori shqiptar grasshopers

Lini një Përgjigje