
Kilian Mbape është lënë jashtë planeve të PSG-së, teksa klubi po mundohet që ta largojë atë gjatë merkatos së verës. Por duket se mungesa e futbollit të luajtur nuk po shqetëson shumë lojtarin.


Ai ka shfrytëzuar ditën e pushimit për të udhëtuar me avionin e tij privat drejt Sardenjës, për të hequr pak mendjen nga telenovela e merkatos që e rrethon, dhe duket se atje ai ka gjetur personat me të cilët të shtyjë kohën.


Më saktësisht, dy bukuroshe me bikini nuk i janë ndarë sulmuesit gjatë gjithë kohës së qendrimit të tij në një klub në Sardenjë. Ata janë parë gjatë gjithë kohës, duke bashkëbiseduar me futbollistin teksa pinin koktejl pas koktejli.


Lini një Përgjigje