TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2023, 21:28

Dinamo mbush xhepat e Di Biaxhos, zbulohet paga e trajnerit italian, më e larta në historinë e Superiores

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo mbush xhepat e Di Biaxhos, zbulohet paga e trajnerit italian, më e

Dinamo ka nisur një revolucion nga rrënjët me ndryshimin e emrit, fanelës dhe gjithë stafin teknik, me në krye trajnerin e mirënjohur italian Luixhi Di Biaxho.

Ky i fundit do të jetë në krye të pankinës së dinamovitëve duke filluar nga ky sezon dhe thuhet se ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Paga e trajnerit italian pritet të jetë rekord për trajnerët e Superiores, pasi asnjëherë më parë nuk është paguar ndonjë trajner 180 mijë euro në vit, siç pritet të paguhet Di Biaxho.

Dinamo dhe sponsori i ri pritet të sjellin surpriza akoma më të mëdha, pasi merkato nuk është mbyllur ende dhe ekipi ndodhet momentalisht në Itali për fazën përgatitore.

luixhi di biaxho trajneri i dinamos

Lini një Përgjigje