TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2023, 15:56

Iu vetëofrua Barcelonës, trajneri Çavi refuzon Nejmarin

Shkruar nga Pamfleti

Iu vetëofrua Barcelonës, trajneri Çavi refuzon Nejmarin

Tredhëmbëshi i famshëm i PSG, Mesi-Mbape-Nejmar, po shkon drejt shpërbërjes totale. I “mbijetuari” i vetëm në Paris pritet të jetë sulmuesi brazilian, kjo jo më shumë për dëshirën e tij, apo se drejtuesit e klubit e shohin pjesë të së ardhmes, por është e vështirë të gjendet një klub që përmbush egon e të gjithë palëve. Së fundmi, emri i Nejmarit u lidh sërish me një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”, por është “Mundo Deportivo” që zbardh të vërtetën. 

Fakt është se Nejmari i është vetofruar Barcelonës, por trajneri Çavi ka dalë kundër një transferimi të tillë, shkruan e përditshmja spanjolle. Kjo jo sepse Nejmar nuk do t’i shërbente trajnerit, por Çavi nuk dëshiron të prish balancat në dhomat e zhveshjes. Afrimi i një lojtari si Nejmar sigurisht do të trazonte ambientin në Barcelonë. Kujtojmë se Nejmari u largua në verën e vitit 2017, me PSG që pagoi 222 milionë euro, që nga ajo kohë braziliani mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. 

Këto ditë, drejtuesit e Barcelonës dhe PSG janë të zënë me çështjen “Dembele”. Sulmuesi dëshiron të transferohet në Paris, Al Khelaifi është gati të paguajë 50 milionë euro, por Barcelona po merr pak më shumë kohë, pasi për Dembele në Arabinë Saudite janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë euro. 

nejmar sulmuesi brazilian psg barcelona

Lini një Përgjigje