
Myrto Uzuni është personi më në modë te Granada. 23 golat e tij në sezonin e fundit kanë qenë vendimtarë që skuadra të kthehej në elitën e futbollit spanjoll. Dhe tashmë sulmuesi shqiptar është një pasuri e garantuar.
Shumë klube po ndjekin gjurmët e Uzunit, i cili ka qenë lojtari më vendimtar në La Liga 2 sezonin e shkuar.
Rritja e klauzolës së sulmuesit (25 milionë euro) frenon interesin e disa skuadrave që kanë dëshirë dhe jo financa, por askujt nuk i shpëton fakti që vlera e sulmuesit është rritur në qiell këtë sezon falë performancës së tij dhe ofertat pritet të jenë të shumta, pasi merkato nuk ka përfunduar ende.
Në çdo rast, Granada e ka të lidhur mirë dhe do ta humbasë vetëm me një ofertë vërtetë shumë të rëndësishme.
Lini një Përgjigje