
Skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkupi ka udhëtuar drejt Bullgarisë për ndeshjen e kthimit me Levski Sofias për kualifikueset e Ligës së Konferencës të enjten e shkuar. Por ata kishin harruar të kontrollonin nëse i kishin me vete të gjitha sendet e nevojshme.
Ajo që nuk kishin marrë ishin uniformat që do t’i duheshin për ndeshjen. Kështu i thanë përfaqësuesit të UEFA-s pak orë para pjesës së parë, kur zhvillohej takimi para ndeshjes me përfaqësuesit e klubeve.
Prandaj, Levski Sofias u detyrua të lunate në shtëpi me uniformën e dytë duke pranuar në këtë formë që ndeshja të luhej. Sigurisht gjërat ishin në favor të tyre sa i përket rezultatit, pasi kishin fituar ndeshjen e parë 0-2, ndërkohë e fituan edhe të dytën 1-0 duke u kualifikuar për më tej.
Lini një Përgjigje