
Tranjeri i Romës, Jose Mourinho në një intervistë për Corriere dello Sport, foli shumë mirë për teknikun e Real Madrid, Carlo Ancelottin.
“The Special One” thuri elozhe për kolegun e tij teksa shtoi se kur brezi i tyre të ndahet, vështirë se dikush tjetër do të ketë një karrierë kaq të suksesshme si të tyren.
“Trajnerët e suksesshëm zakonisht nuk kënaqen me projekte më të vogla, me përjashtim të Carlo [Ancelotti] te Everton. Njerëzit menduan se ishte fundi dhe më pas ai mori Real Madridin dhe fitoi gjithçka përsëri.
Kur brezi ynë me Carlon të ndahet, dyshoj se dikush do të ketë një karrierë kaq të gjatë dhe të suksesshme. Tani trajnerët e mirë shfaqen më shpejt dhe po aq shpejt zëvendësohen nga të tjerë.
Shpresoj që Carlo të qëndrojë në Real Madrid për një kohë të gjatë”, tha trajneri i Romës në një intervistë për Corriere dello Sport.
Lini një Përgjigje