
Trazirat e mbrëmshme në Athinë, kanë bërë që një tifoz të humbte jetën dhe shumë të tjerë të mbeteshin të plagosur. Për këtë, ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit të anulohej. Ndërkohë, UEFA ka dalë me një komunikatë zyrtare dhe ka sqaruar vendimin që është marrë për ndeshjen në fjalë.
Takimi i turit të tretë të Ligës së Kampioneve, do të zhvendoset me 2 javë dhe do të luhet pas ndeshjes së kthimit. Të martën e ardhshme, do të luhet ndeshja e parë në Zagreb dhe pak ditë më vonë do të luhet ndeshja e dytë
Vendimi i UEFA-s
“UEFA shpreh keqardhjen në termat më të fortë të mundshëm për incidentet e tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Athinë dhe rezultuan me humbjen e një jete. Duke shprehur ngushëllimet tona më të thella për familjen e viktimës, për AEK-un dhe tifozët e saj, duam të ritheksojmë se dhuna nuk ka vend në sportin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm të arrestohen dhe të dërgohen para drejtësisë në vonesën më të shkurtër.
Pas dhunës së djeshme dhe në konsultim me autoritetet vendase, UEFA ka vendosur që të mos plotësohen kushtet që ndeshja mes AEK-ut të Athinës FC dhe GNK Dinamo Zagreb të zhvillohet mbrëmjen e sotme.
Në përputhje me nenin 26.01 të Rregullores së UEFA Champions League 2023-2024, ndeshja e planifikuar të luhet sonte në stadiumin “Agia Sofia” në Athinë do të shtyhet.
Ndeshja Dinamo Zagreb-AEK në Zagreb do të luhet të martën më 15 gusht 2023 siç ishte planifikuar.
UEFA është në kontakt me të dy klubet për të konfirmuar datën e ndeshjes së riplanifikuar mes AEK-ut të Athinës FC dhe GNK Dinamo Dinamo Zagreb ose të premten më 18 gusht 2023 ose të shtunën më 19 gusht 2023.
Vendimi i komunikuar më parë në lidhje me mungesën e tifozëve si mysafirë për të dyja ndeshjet ruhet dhe do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme”, shkruan UEFA në vendimin e saj.
Lini një Përgjigje