TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Gusht 2023, 19:53

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10 sportistet më seksi dhe më ‘hot’ në botë (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Femrat gjithnjë e më tepër po zënë vendin e tyre edhe në sport. Tashmë nuk është më tabu për to dhe nuk konsiderohet vetëm për meshkujt, pasi femrat po lartësojnë emrin e tyre me sukseset e arritura.

Krahas arritjeve në këtë fushë, disa sportiste njihen edhe për diçka tjetër, edhe për paraqitjen e tyre fizike. Në fakt, trupat e tyre të përsosur dhe bukuria që posedojnë, bëjnë që ato të jenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për karrierën e tyre sportive.

Po ju njohim me një renditje të veçantë: “Top 10” sportistet më seksi dhe “hot” në botë:

1. Alisha Lehman, futbolliste

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Alisha Lehman padyshim është njëra prej sportisteve më tërheqëse në planet. Futbollistja zvicerane i ka mahnitur të gjithë me hijeshinë e saj, por edhe me linjat perfekte në trup. 24-vjeçarja, mjaft e pëlqyer edhe në rrjetet sociale, është pjesë e kombëtares së Zvicrës dhe luan me klubin anglez zë Aston Vilës.

2. Ana Maria Markoviç, futbolliste

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Ana Maria Markoviç është bërë fiksim i shumë meshkujve. Futbollistja kroate është një femër e kompletuar dhe një ëndërr për gjininë e kundërt. 23-vjeçarja luan për ekipin zviceran Grasshoper dhe kombëtaren e Kroacisë.

3. Uinifer Fernandez, volejbolliste

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Uinifer Fernandez është një tjetër sportiste mjaft tërheqëse. Volejbollistja domenikane shquhet me veprimet e saj provokuese në ndeshjet e këtij sporti. Ajo është bërë virale me disa video që i shfaqen të pasmet e saj duke luajtur volejboll. 28-vjeçarja është pjesë e klubit Mirador.

4. Fatima Diame, atlete

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Ashtu si volejbollistja Fernandez, edhe Fatima Diame më shumë shquhet për trupin e saj perfekt, sesa për sukseset e arritura. Atletja me nënshtetësi spanjolle është e specializuar për kërcimin së larti dhe për kërcimet në trehapësh. Edhe Fatima njihet për konstruktin e saj mjaft tërheqës, falë së cilës ka bërë edhe famë…

5. Julja Levçenko, atlete

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Atletja ukrainase, Julja Levçenko është njëra prej sportisteve më të bukura e po ashtu edhe më tërheqësja në botë. Kur garon në kërcimet së larti, i gjithë fokusi i kamerave është tek ajo. 25-vjeçarja mori pjesë në Olimpiadën e vitit 2020, ku përfundoi në vendin e tetë.

6. Alisha Njuman, atlete

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Alisha Njuman e gjen veten në këtë renditje me plot meritë, falë paraqitjes së saj dhe trupit magjepsës. Kanadezja 29-vjeçare merret me disiplinën e kërcimit me shkop në atletikë, ndërsa kishte provuar edhe hokejin në akull dhe notin. Çfarë të themi për olimpisten Alisha, një engjëll i vërtetë…

7. Kamila Leblank Bazinet, CrossFit

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Kamila LeblankBazinet është një tjetër sportiste mjaft e palestruar dhe me linja perfekte të trupit. Bukuroshja kanadeze merret me sportin e CrossFit, ndërsa e sheh veten në mesin e sportisteve më tërheqëse të globit. 34-vjeçarja ka fituar shumë çmime në sportin që përfaqëson.

8. Aleks Morgan, futbolliste

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Aleks Morgan ka arritur shumë suksese në futboll. Është medaliste e artë olimpike dhe kampione e botës. Por, sulmuesja amerikane shquhet edhe për pamjen e saj, e cila e ka ndihmuar të bëhet njëra prej sportisteve më influencuese në botë.

9. Liki Klaver, atlete

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Liki Klaver është një atlete holandeze, e cila është e specializuar në fushat e sprintit. Ajo ka fituar medalje të shumta, por njerëzit më shumë e njohin për pamjen vizuale. Kur garon 24-vjeçarja, të gjithë sytë janë nga ajo…

10. Ivona Dadiç, atlete

Femrat po zënë vendin e tyre edhe në sport, kush janë 10

Ivona Dadiç është treguar relativisht e suksesshme në sportin e atletikës. Por, garuesja austriake me prejardhje boshnjake, e mbyll këtë listë vetëm falë pamjes së saj tërheqëse. 29-vjeçarja garon në hedhjen e shtizës, ndërsa biondja është mjaft e pëlqyer nga meshkujt.

Natyrisht, këto janë vetëm 10 nga shumë sportiste që, krahas talentit në sport, e kanë edhe atë pjesën e bukurisë dhe tërheqjes.

sportistet femra alisha lehman ana markoviç alisha njuman

Lini një Përgjigje