TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Gusht 2023, 21:10

Dhuroi spektakël me gol dhe asist, mesfushori kuqezi zgjidhet në formacionin e javës në kampionatin kroat

Shkruar nga Pamfleti

Dhuroi spektakël me gol dhe asist, mesfushori kuqezi zgjidhet në

Mesfushori i Kombëtares, Lindon Selahi, shkëlqeu me gol dhe asist, në triumfin 6-0 që skuadra e Rijekës regjistroi në kampionat ndaj Istrës këtë fundjavë. Shqiptari u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa u vlerësua me notën 8.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”.

Kjo paraqitje spektakolare e Selahit, u shpërblye edhe me përzgjedhjen në formacionin më të mirë të javës së tretë në elitën e futbollit kroat.

Në bazë të vlerësimit të “Sofa Score”, 22-vjeçari shqiptar, rezulton futbollisti i dytë me notën më të lartë në këtë 11-she. Vetëm Stojkoviç ka mundur të marrë një notë më të lartë se ai, atë 9.1.

Dhuroi spektakël me gol dhe asist, mesfushori kuqezi zgjidhet në

lindon selahi mesfushori i kombëtares

Lini një Përgjigje