TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Gusht 2023, 17:40

Arbitrimi shqiptar gjithnjë e në rritje vitet e fundit, kush janë 4 gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjen europiane

Shkruar nga Pamfleti

Arbitrimi shqiptar gjithnjë e në rritje vitet e fundit, kush janë

Arbitrimi shqiptar ka qenë në rritje vitet e fundit, pasi kemi parë shpeshherë gjyqtarë shqiptarë të cilët kanë gjykuar ndeshje europiane.

Një tjetër katërshe shqiptarësh do të gjykojë një sfidë europiane këtë herë. UEFA ka caktuar që ndeshja midis ekipit nga Malta, Hamrun dhe bullgarëve të Ferencvarosh, e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës do të gjykohet nga një arbitër i njohur i vendit tonë.

Kryesori i kësaj ndeshje do të jetë Eldorjan Hamiti, teksa asistentë të tij janë caktuar Rejdi Avdo dhe Rejdi Zaimi. Si gjyqtar i katërt është caktuar Andi Koçi.

Një lajm i mirë për arbitrimin shqiptar, pasi të gjykosh ndeshje të nivelit të tillë është padyshim një arritje pozitive.

 

eldorjan hamiti gjyqtari shqiptar liga e konferencës

Lini një Përgjigje