
Partizani do të luajë nesër ndeshjen e parë të turit të tretë në Ligën e Konferencës. Kampionët e Shqipërisë do të përballen në transfertë me skuadrën letoneze të Valmieras.
Sfida i është besuar një ekipi gjyqtarësh nga Finlanda, ku kryesor do të jetë 34-vjeçari, Joni Hitia. Pavarësisht moshës së re, Hitia është një gjyqtar me shumë eksperiencë në vendin e tij dhe gjykon prej kohësh në nivelet e larta. Finalndezi ka gjykuar edhe në vitin e shkuar në raundet e para të kompeticioneve madhore të UEFA-s dhe një nga sfidat ka qenë ajo mes Folgores dhe Prishtinës, e fituar nga bardheblutë me shifrat 0-2.
Ndërkohë, në këtë edicion, Hitia ka gjykuar një nga ndeshjet më surprizuese, fitoren e Inter Eskaldes ndaj skocezëve të Hibernian me shifrat 2-1. Asistentë të tij do të jenë Sami Nikanen dhe Veli-Mati Lepanen.
Lini një Përgjigje