TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Gusht 2023, 20:34

“Kemi informacionet e duhura për rivalin”, trajneri i Partizanit flet para takimit me Valmieran: Ndeshja e nesërme nuk është përcaktuese

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi informacionet e duhura për rivalin”, trajneri i

Partizani do të ndeshet ditën e nesërme me skuadrën e Valmierës në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në prononcimin përpara ndeshjes, trajneri i të kuqve, Zoran Zekiç u shpreh se takimi i nesërm nuk do të jetë përcaktues, teksa përballë do të kenë një skuadër të vështirë.

“Valmiera është një skuadër që meriton vlerësim maksimal. Ata janë kampionët në fuqi të Letonisë. Kanë ndryshuar disi, pasi nga skuadra aktuale ditët e fundit ka patur edhe largime. Kjo gjë ndoshta mund të na i vështirësojë paksa gjërat, pasi ne e kemi analizuar kundërshtarin nga përballjet e fundit që ka zhvilluar. Por kam shumë besim te skuadra. Pas gati 2 muaj bashkë, tashmë kuptohemi më mirë me njëri- tjetrin, çfarë na duhet të bëjmë për të qenë kompetitiv në Europë.

Nuk mendoj se do të jetë përcaktuese ndeshja e nesërme, pasi do të luajmë dy të tilla. Po ta shikoni përgjatë këtyre tureve, rezultatet kanë ndryshuar nga ndeshja e parë tek e dyta. Na duhet vetëm të përqendrohemi te 90 minutat e nesërme e më pas do të mendojmë për sfidën e kthimit.

Sigurisht që kemi siguruar informacionet e duhura, ashtu sikurse edhe kundërshtari ka marrë informacione për ne. Duhet të jemi shumë të disiplinuar si në çdo ndeshje, të vrapojmë shumë, të jemi kompakt për të bërë lojën tonë. Përpara ndeshjes mund të kemi shumë për të folur, por në momentin që fillon ndeshja çdo gjë është e hapur dhe mund të vendoset edhe nga disa episode”, u shpreh Zeikç.

zoran zekiç trajneri i partizanit ndeshja me valmieran liga e konferencës

Lini një Përgjigje