
Interi ka zyrtarizuar transferimin e Zomerit, por është çështje kohe edhe prezantimi i portierit të dytë. Sipas raportimeve nga Di Marcio dhe Fabricio Romano, zikaltërit kanë siguruar marrëveshjen me Emil Auderon. Portieri i Sampdorias do të kalojë në Milano në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
Ky transferim shërben si një asist për Etrit Berishën. Në mediat italiane është përfolur se drejtuesit e Sampdorias kanë piketuar portierin shqiptar në rast të largimit të Auderos. Tashmë, ky i fundit do të jetë pjesë e Interit, duke i hapur kështu rrugën e transferimit Etrit Berishës. Emil Audero, do të jetë portieri i ri i Interit në marrëveshje huazimi me klauzolën e opsionit të blerjes. Ai do të jetë opsion rezervë për Jan Zomer, portierin e parë.
Lini një Përgjigje