
Kristiano Ronaldo është kthyer sërish në heroin e Al-Nasr, me sulmuesin portugez që shënoi në fitoren e skuadrës arabe kundër Al Shortas, e cila u mbyll me rezultatin e ngushtë 0-1.
Sulmuesi portugez gjeti rrjetën në pjesën e parë, por pas një konsultimi me VAR, goli u anulua për një pozicion të parregullt.
Në pjesën e dytë, Sadio Mane arriti të fitonte një penallti, e cila u shndërrua në gol nga portugezi.
Kështu Al-Nasr arrin të shkojë në finalen e Ligës së Kampionëve të Arabëve për herë të parë në histori, aty ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Al Hilal-Al Shabab.
Ronaldo with his amazing technique ????⚡️ pic.twitter.com/mr9iBFvJXq
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) August 9, 2023
Lini një Përgjigje