
Totenhemi është dorëzuar për Herri Kejnin dhe më fund ka pranuar ofertën e Bajernit të Mynihut. Klubi londinez arriti të bënte rezistencë për disa javë në këtë merkato vere, duke refuzuar oferta të shumta nga kampi bavarez, por gjërat kanë ndryshuar së fundmi dhe në Londër janë bindur për largimin e tij.
Sipas asaj që raporton britanikja “The Athletic”, Totenhemi do të përfitojë 110 milionë euro, duke thyer edhe tabunë për një lojtar 30-vjeçar. Sulmuesi anglez ka qenë ndër vite një nga golashënuesit më të mirë. Fjalën e fundit për këtë transferim, do ta thotë Herri Kejn, i cili ka shprehur dëshirën që të largohet.
Kontrata e tij përfundon në verën e ardhshme dhe klubi nuk ka lejuar që të largohet me parametra zero. Kejn prej javësh ka kërkuar që të transferohet në Mynih dhe pasi palët kanë arritur dakordësinë për transferimin, vendimin për t’u larguar ose jo e ka në dorë sulmuesi.
Lini një Përgjigje