TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2023, 17:18

Mbape i bën “gol” PSG-së, sulmuesi nuk pranon të largohet; ikën sezonin e ardhshëm si lojtar i lirë

Shkruar nga Pamfleti

Mbape i bën “gol” PSG-së, sulmuesi nuk pranon të

Duket se Kilian Mbape ka marrë më në fund një vendim për të ardhmen, i cili nuk i pëlqen aspak PSG-së.

Siç raporton prestigjiozja franceze “Le Parisien”, sulmuesi i ka komunikuar drejtuesve se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së dhe këtë sezon, për t’u larguar sezonin e ardhshëm si lojtar i lirë.

Ylli francez beson se Luis Enrike do ta aktivizojë atë përgjatë këtij sezoni, teksa verën e ardhshme ai do të largohet përfundimisht nga kryeqyteti i Francës.

Gjithsesi ky vendim nuk i pëlqen aspak drejtuesve, të cilët janë të gatshëm ta shesin menjëherë Mbapenë, vetëm në mënyrë që ai të mos largohet me parametra zero.

kilian mbape sulmuesi francez psg

Lini një Përgjigje