TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2023, 18:44

Partizani kërkon fitoren në transfertën e Valmieras, Zekiç ul në stol një të paprekshëm, publikohen formacionet zyrtare

Shkruar nga Pamfleti

Partizani kërkon fitoren në transfertën e Valmieras, Zekiç

Partizani luan sot në Letoni ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës, ndaj Valmieras. Një transfertë në të cilën skuadra kryeqytetase do të përpiqet që të sigurojë një rezultat të përshtatshëm për të synuar kualifikimin në ndeshjen e dytë në shtëpi pas një jave.

Në këtë sfidë të parë, bie në sy se trajneri Zoran Zekiç ka vendosur tashmë që të ndryshojë rreshtimin e skuadrës së tij, me Taipin, i cili është bërë pjesë e rëndësishme e formacionit, i vendosur pas krahëve të Mba dhe Carës, që janë titullarët e repartit të avancuar. Një skemë e përdorur për herë të parë që nga fillimi me Atletik Eksaldes në Tiranë.

Ndërkohë, bie në sy se është lënë në stol Andi Hadroj, teksa vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes e ka marrë Zekolli.

Partizani kërkon fitoren në transfertën e Valmieras, Zekiç

partizani valmiera liga e konferencës

Lini një Përgjigje