
Leart Paqarada është kthyer në protagonistin e mediave gjermane për shkak të një “fenomeni” të pazakontë me mbiemrin e tij. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, ka ndërruar për herë të tretë mbiemrin në fanelë, ose më saktë vetëm 1 shkronjë.
Paqarada do të mbajë veshur fanelën me numrin 17 te Këlni në Gjermani dhe mbiemri i tij do të shkruhet me “C”, Pacarada. Në dy sezonet e fundit, Paqarada ishte pjesë e St. Paulit dhe emri i tij në fanelë, shkruhej Paçarada.
Ndërkohë, një tjetër mbiemër ka pasur në kohën kur ishte në Sandhauzen. Mbiemri i futbollistit shkruhej me “q”, Paqarada. Ky ndryshim i shpeshtë i shkronjave, ka bërë që edhe mediat gjermane t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë.

Lini një Përgjigje