TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2023, 16:34

Përcaktohet çifti i parë gjysmëfinalist në Botërorin e femrave, një shqiptare shumë afër kualifikimit në finale

Shkruar nga Pamfleti

Përcaktohet çifti i parë gjysmëfinalist në

Janë luajtur sot dy ndeshjet çerekfinale të Botërorit të femrave, aty ku Spanja dhe Suedia kanë arritur të presin biletën për në gjysmëfinale.

“Furia Roha” mundi “tulipanët” pas kohës shtesë me rezultatin 2-1. Në minutën e 37, spanjollet treguan forcën duke shënuar, por goli u anulua. Në minutën e 81 erdhi erdhe goli i parë i ndeshjes. Pak sekonda para fundit, Holanda barazoi duke e çuar sfidën në shtesë. Në minutën e 111, Paraluelo realizoi një tjetër gol për Spanjën që mjaftoi për të shkuar në turin tjetër.

Ndërkohë, Suedia ka mundur 1-2 skuadrën e Japonisë. Në minutën e 32, Ilested kaloi në avantazh ekipin e saj dhe në të dytën Angeldal dyfishoi shifrat. Pak minuta më vonë, japonezja Ueki humbi një penallti dhe vetëm 3 minuta para fundit, Hajashi ngushtoi diferencën, por goli i saj vlejti vetëm për statistikë. Titullare për Suedinë ishte edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani. Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet pikërisht me Suedinë.

spanja suedia japonia holanda botërori i femrave

Lini një Përgjigje