
Prej më shumë se 10-vitesh, Serxhio Ramos është i dashuruar me prezantuesen televizive Pilar Rubio (45- vjeç) dhe që nga shtatori 2019 ata janë të martuar. Para se të krijonte një çift me gazetaren spanjolle, ish-mbrojtësi i Realit të Madridit u përpoq të kishte lidhje me një yll tjetër të njohur.
Me kë kishte lidhje Serxhio Ramos para se të martohej me Pilar Rubio?
Serxhio Ramos dhe Pilar Rubio janë çift për më shumë se 10-vjet dhe kanë katër fëmijë së bashku, të gjithë djem: Serxhio Zhunior. (lindur në vitin 2014), Marko (2015), Alehandro (2018) dhe Maksimo Adriano (2020). Prezantuesja televizive spanjolle dhe ish-mbrojtësi i Realit të Madridit janë takuar në vitin 2012 dhe që atëherë janë të pandarë.
Para se të takonte Pilarin, Serxhio Ramos kishte shumë marrëdhënie romantike. Vetëm tani kanë dalë në dritë detaje të panjohura për jetën personale të futbollistit.
Gjatë emisionit “Socialite”, u mësua se Serxhio Ramos ka tentuar të futet në shtratin e një ylli të njohur, edhe pse në atë kohë ishte në një lidhje. Në atë kohë, futbollisti ishte i dashuruar me Elisabet Rejes, “Miss Spanja” 2006. Duket se futbollisti ka një tërheqje të veçantë për femrat më të mëdha se ai.
"Ylli është Marlen Murro, një artiste e njohur kabareje. Ramos nuk ishte me Pilar Rubio në atë kohë, por kishte një marrëdhënie tjetër kur ndodhi kjo,"- tha kolegia e Marlen, Xhovana Gonzalez.
Gjithashtu në një intervistë, Marlene Murro, aktorja e famshme me origjinë franceze e sulmuar me mesazhe nga Ramos, ka treguar sesi rrodhi gjithçka.
“Ishim të gjithë në të njëjtin hotel, shkuam me një mik për të parë një ndeshje futbolli në vitin 2007, një ndeshje bamirësie e organizuar nga Zidan në Marsejë. Ai trokiti në derën time dhe më ftoi në dhomën e tij. E falënderova shumë dhe i thashë se nuk më interesonte”,- tha ajo e cituar nga “Mundo Deportivo”.

Marlen Murro mori titullin e nderit në konkursin "Miss France" në vitin 1985. Në rrjetet sociale, biondja e cilësuar si seks simboli i viteve '90, duket se nuk kishte asnjë shqetësim për të pozuar në pozicione emocionuese, gjithçka për kënaqësinë e miq në mjedisin virtual.
Si u takua Serxhio Ramos me Pilar Rubio
Serxhio Ramos dhe Pilar Rubio u martuan në verën e vitit 2019 dhe dasma e tyre ishte luksoze. Më shumë se 500 persona morën pjesë në ngjarjen që u zhvillua në Sevilje, vendlindja e ish-kapitenit të Realit të Madridit. Çifti ka katër fëmijë.
Në një dokumentar kushtuar jetës dhe karrierës së Serxhio Ramos, futbollisti foli hapur për bukurinë e veçantë të bashkëshortes së tij.
“Pasi e takova, e pata në ëndërr tre netë me radhë dhe nuk dija çfarë të bëja, si të shkoja tek ajo. Në fund i dërgova një mesazh për të parë nëse jam me fat”,- ka treguar Ramos.

Në fund të vitit 2022, Pilar Rubio foli pa frenim për intimitetin e saj me futbollistin e PSG-së. E pyetur se sa herë bëjnë seks, ajo ka dhënë një përgjigje të gjatë.
“Ne bëjmë seks çdo ditë, më pak kur jam në Madrid. Për shembull sot, për shkakun tuaj, sepse erdha në shfaqje. Fëmijët shkojnë në shtrat në orën 21:30. Por le të kalojmë nga kjo temë, është mirë që të flasim për të, por të mos hyjmë kaq shumë në detaje.

Për mua është si pjesë e stërvitjes sime të përditshme. Mendoni për këtë! Është e shëndetshme, është e mirë. Për të pasur 4 fëmijë duhet të praktikosh shumë (qesh). Ne kemi nevojë për kohën tonë si çift, edhe nëse është e kufizuar, gjysmë ore, një orë në ditë”,- ka rrëfyer bashkëshortja e Serxhio Ramos në emisionin “La Resistencia”, të transmetuar në kanalin “Movistar+.”
Lini një Përgjigje