
Reali i Madridit ka ngritur zërin dhe këtë herë e ka bërë në një formë shumë të fortë. E përditshmja spanjolle “AS” ditën e sotme i ka kushtuar hapësirën kryesore pikërisht polemikave që shkaktoi arbitrimi i kryesorit Hoze Luis Munuera Montero, që kulmuan me kartonin e kuq të nxjerrë ndaj Xhud Belingam, në sfidën e së shtunës ndaj Osasunës.
Një vendim që shkaktoi irritimin e Ançelotit dhe stafit të tij, ndërkohë një lumë fyerjesh e akuzash kanë vijuar më pas në profilin e arbitrit spanjoll. Ai madje ka marrë edhe kërcënime për jetën e tij e të familjarëve, që kanë detyruar më pas arbitrin 41 vjeçar të mbyllë komentet për ndjekësit.
Në njëfarë mënyre, situata mund të konsiderohet si një keqkuptim gjuhësor, pasi mesfushori anglez ka shpjeguar pak ndeshjes se nuk ka fyer gjyqtarin e ndeshjes. Megjithatë ai pritet të përballet me sanksione.
Një situatë aspak e qetë për madrilenët, një ditë para sfidës përcaktuese me Sitin, por edhe sepse skuadra e Karlo Ançelotit tashmë ka humbur edhe vendin e parë në La Liga, pas barazimit të 3 radhazi në kampionat, që u shoqërua dhe nga triumfi i skuadrës katalanase të hënën në mbrëmje ndaj Rajo Vajekanos.
Tashmë detyra e italianit Ançeloti do të jetë ajo për të qetësuar grupin e për të përqendruar lojtarët vetëm në fushën e lojës, aty ku tashmë nis edhe pjesa më e vështirë e më vendimtare e sezonit për “Los Blancos”.
Lini një Përgjigje