
PSV-ja shpreson te përmbysja. Trajneri i PSV, Eindhoven Peter Bosz ka folur në prag të ndeshjes kundër Juventusit, e vlefshme për play-off të Champions League.
Ai tha se kjo do të jetë një ndeshje ndryshe nga e para, teksa theksoi se duhet të fitojnë me të paktën 1 gol diferencë.
“Jemi ende në garë në Champions League, në ligë dhe në kupë. Sigurisht që është diçka jo e mirë për një klub si PSV-në të humbasë kaq shumë pikë. Ne po analizojmë situatën.
Na takon neve ta ndryshojmë situatën. Përpiqem t’i analizoj gjërat nga pikëpamja profesionale dhe të mos rrëmbehem nga gjëra të tjera.
Sigurisht që do të jetë një ndeshje ndryshe nga ndeshja e parë. Na duhet të fitojmë me të paktën një gol diferencë. Ne luajmë në shtëpi, në stadiumin tonë”, tha Bosz.
Ndërkohë që kujtojmë se takimi i parë përfundoi me rezultatin 2-1 për Juventusin.
Lini një Përgjigje