TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2025, 15:12

Në prag të kualifikueseve të Botërorit, fqinjët kontaktojnë talentin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Në prag të kualifikueseve të Botërorit, fqinjët

Arda Kurtulan është ftuar nga Maqedonia e Veriut, për të qenë pjesë e kualifikueseve të Botërorit. Kjo është prapaskena e zbuluar në Turqi për lojtarin e talentuar, që deri në vitin e kaluar dha kontributin e tij te Shqipëria U-21.

Kurtulan është pjesë e Adana Demirspor në Turqi. Gjatë këtij sezoni ka asistuar katër gola në Superligë, ndërsa ka shënuar një tjetër në Kupë.

Forma e lojtarit që aktualisht po aktivizohet si mbrojtës i djathtë, ka tërhequr vëmendjen e përfaqësueses maqedonase që njeh kualitetin e 22-vjeçarit nga moshat.

Ftesa nga Silvinjo ndërkohë nuk ka ardhur deri tani, kështu që gjithçka mbetet e hapur.

Në prag të kualifikueseve të Botërorit, fqinjët

arda kurtulan talenti i kombëtares shqiptare maqedonia e veriut

Lini një Përgjigje