TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2024, 22:58

Gjermania dhe Holanda mahnisin tifozët me “manita”, Greqia bën detyrën në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania dhe Holanda mahnisin tifozët me “manita”, Greqia

Ishin vërtetë përballje spektakolare dhe kjo shihet nga numri i golave, plot 15 të tilla, për vetëm 3 sfida.

Gjermania, Holanda e Greqia kanë bërë detyrën, duke arritur fitore të mëdha në shtëpi, në sfidat e tyre hapëse të Ligës së Kombeve.

Kështu, “Pancerat” e Julian Nagelsman mahnitën tifozët në “Merkur-Spiel Arena” të Dyseldorfit, duke shënuar plot 5 gola, në portën e Hungarisë, me Niklas Fylkyrg, Jamal Musiala, Florian Uirc, Aleksandër Pavloviç e Kai Haverc, që shënuan nga një gol për të fitoren e Kombëtares së tyre.

Në “Philips Stadion” të Eindhovenit, Holanda arriti një fitore të madhe ndaj Bosnje Hercegovinës me rezultatin e thellë, 5-2, me golat e Zirkze, Reijnders, Gakpo, Uegorst dhe Çavi Simons, që nxorrën “të pavlefshëm” rrejtat e Demiroviç e Xheko, duke nisur me spektakël aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Ndërkaq, Greqia i është “falur” dopietës së “bomberit” të tyre, Fotis Ionadis, përbëllë Finladës, ku arritën fitoren e thellë, 3-0, me golin e tretë dhe të fundit të sfidës, që erdhi pas autogolit të Kalman.

gjermania holanda greqia liga e kombeve

Lini një Përgjigje