TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2024, 22:17

Shpërthen festa kuqezi në Pragë, Shqipëria përmbys shifrat për 10 minuta (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen festa kuqezi në Pragë, Shqipëria përmbys

Shpërthen festa kuqezi në Pragë, Shqipëria përmbys shifrat për 10 minuta.Një top në thellësi i Bajramit gjeti Manajn i cili pasoi saktësisht në qendër. Laçi la topin të shkonte tek Asani i cili gjuajti dhe nuk gaboi.


Skuadra e drejtuar nga Silvinjo riktheu baraspeshën në minutën e 55. Pas goditjes nga këndi, topi shkoi tek Ismajli, i cili gjuajti dhe mposhti Trubin.


Ukraina ndëshkoi kuqezinjtë në minutën e 50. Një top nga e majta u harkua në anën tjetër ku Konoplia gjuajti dhe gjeti të papërgatitur Strakoshën, duke kaluar Ukrainën në avantazh.


Pjesa  e parë e ndeshjes së luajtur në “Epet Arena” të Çekisë u mbyll në barazim 0-0.

Kuqezinjtë patën mundësinë e artë për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e 9. Mitaj nga e majta pasoi për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjeti portën ukrainase.


Në minutën e 21, Asllani nga e majta harkoi në shtyllën e parë, por Laçi dhe Manaj nuk ia dolën të devijonin në një pozicion të shkëlqyer duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë.


10 minuta më vonë, një harkim nga e majta e sulmit kuqezi drejt shtyllës së dytë, Asani me kokë ktheu topin në qendër, por nuk gjeti askënd.


Pas një goditje këndi, Laçi tenton portën me thembër në minutën e 40, por toçi gjeti vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Trubin.

Lini një Përgjigje