TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2024, 22:05

Zgjat 5 minuta festa e Ukrainës, Shqipëria rikthen baraspeshën

Shkruar nga Pamfleti

Zgjat 5 minuta  festa e Ukrainës, Shqipëria rikthen baraspeshën

Zgjat 5 minuta festa e Ukrainës. Shqipëria rikthen baraspeshën. Pas goditjes nga këndi, topi shkoi tek Ismajli, i cili gjuajti dhe mposhti Trubin.


Ukraina ndëshkoi kuqezinjtë në minutën e 50. Një top nga e majta u harkua në anën tjetër ku Konoplia gjuajti dhe gjeti të papërgatitur Strakoshën, duke kaluar Ukrainën në avantazh.

 

Pjesa  e parë e ndeshjes së luajtur në “Epet Arena” të Çekisë u mbyll në barazim 0-0.

Kuqezinjtë patën mundësinë e artë për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e 9. Mitaj nga e majta pasoi për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjeti portën ukrainase.


Në minutën e 21, Asllani nga e majta harkoi në shtyllën e parë, por Laçi dhe Manaj nuk ia dolën të devijonin në një pozicion të shkëlqyer duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë.


10 minuta më vonë, një harkim nga e majta e sulmit kuqezi drejt shtyllës së dytë, Asani me kokë ktheu topin në qendër, por nuk gjeti askënd.


Pas një goditje këndi, Laçi tenton portën me thembër në minutën e 40, por toçi gjeti vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Trubin.

 

ukraina shqipëria liga e kombeve

Lini një Përgjigje