TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2023, 17:46

Formula 1/ Vershtapen shkruan historinë në Itali, Ferrari rikthehet në podium

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ Vershtapen shkruan historinë në Itali, Ferrari rikthehet

Maks Vershtapen nuk njeh rivalë dhe për ta bërë edhe më të qartë këtë, sot ka shkruar historinë në pistën e Monza në Itali, atë që cilësohet si “shtëpia” e Ferrarit. Piloti holandez u bë i pari i të gjitha kohëve që fiton 10 gara radhazi në një kampionat, duke vendosur diktatin e plotë me makinën Red Bull. 

Vershtapen nisej pas krahëve të ferraristit Sainz, por priti momentin e duhur dhe në xhiron e 15 e parakaloi. Më pas, nuk kishte histori, pasi holandezi u shkëput dhe fitoi i qetë, duke lënë që lufta të bëhej pas krahëve të tij për vendet e tjera në podium. 

Sainz rezistoi sa mundi, por pastaj u dorëzua para makinës tjetër Red Bull të Perez, i cili mori vendin e dytë.

Spanjolli mund të ngushëllohet me faktin që ka përsëri pas Lëklerk, me të cilin zhvilloi një duel spektakolar në xhirot e fundit. 

Vendi i pestë dhe i gjashtë u shkuan makinave Mercedes të Rasëll dhe Hemilton, ndërsa Albon, Norris, Alonso dhe Botas mbyllën zonën e pikëve.

 
 Formula 1/ Vershtapen shkruan historinë në Itali, Ferrari rikthehet

maks vershtapen formula 1 çmimi i madh i italisë

Lini një Përgjigje