TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2023, 22:52

Lacio i jep leksion Napolit, VAR-i shpëton kampionët e Italisë nga turpi, Atalanta i bashkohet pretendentëve për Champions

Shkruar nga Pamfleti

Lacio i jep leksion Napolit, VAR-i shpëton kampionët e Italisë

Skuadra e Lacios ka lënë pas dështimet në dy javët e para të Serisë A, duke i dhënë një leksion të mirëfilltë Napolit në ”Maradona”. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Sarri ka fituar me shifrat 2-1 në transfertë, me një ndeshje shumë të mirë ku ranë në sy edhe blerjet e reja, por edhe kthimi i Hysajt mes titullarëve.

Vendasit u përpoqën të bënin lojën në pjesën e parë, por ata që shënuan të parët ishin miqtë me Luis Alberton. Zielindki vendosi shpejt barazinë në shifra për ekipin e Napolit, duke shpërdoruar më pas disa mundësi të mira shënimi.

Por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, pasi ishte Lacio që tentoi të gjente golin dhe ia doli me anë të japonezit Kamada. Vendasit ishin me fat që bardhekaltërve iu mohuan dy gola nga VAR-i, por nuk ia dolën që të shënonin një gol për të barazuar ndeshjen. Kështu, Lacio mori fitoren e parë të kampionatit, ndërsa i shkaktoi kampionëve të Italisë humbjen e parë.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 3-0 ndaj Monzës dhe iu bashkua përsëri grupit të skuadrave që pretendojnë për zonën Champions.

lacio atalanta napoli monza seria a

Lini një Përgjigje