
Përfundon pjesa e parë e javës së dytë të Abissnet Superiore. Teuta ka triumfuar me përmbysje përballë Tiranës, duke i mbyllur 45 minutat e këtij takimi me rezultatin 2-1.
Bardheblutë kaluan në avantazh që në minutën e 3. Hasani realizoi pas një kundërsulmi, ku doli i vetëm përpara portës dhe shmangu portierin Dema.
Durrsakët u kundërpërgjigjën menjëherë dhe 7 minuta më vonë barazuan rezultatin. Fili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 19, “Djemtë e Detit” gjetën golin e përmbysjes. Aksion i shkëlqyer i skuadrës së Diego Longos me Peposhin në krahun e djathtë. Harkimi i tij në shtyllën e dytë gjeti Gjinollarin, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 35, në “Niko Dovana” u fikën dritat në stadium, çka bëri që ndeshja të ndërpritej dhe të rifillonte sërish pas 6 minutash.
Lini një Përgjigje