
Mançester Siti vazhdon të marshojë i pagabueshëm në kreun e renditjes së Premier Ligës, teksa sot ka siguruar fitoren e 4 në po aq ndeshje të luajtura duke mbajtur startin perfekt të këtij sezoni.
Suksesi 5-1 ndaj Fullhem erdhi nën shenjën e Erling Haland, autor i tre golave në këtë sfidë, duke vazhduar që të jetë protagonist absolut edhe në këtë edicion.
Ndërkohë Çelsi vijon të humbasë pavarësisht se ka harxhuar miliarda euro në merkato. “Blutë e Londrës” janë mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Notingem.
Sukses i madh edhe i Totenhemit në fushën e Bërnlit me shifrat 2-5. Goli i Foster nuk trembi aspak “Spërsat”, që reaguan më pas me Son dhe Romero në pjesën e parë. Në pjesën e dytë vazhdoi spektakli i djemve të Ange Postecoglou, të cilët “tundën rrjetën” me Medison dhe me dygolëshin e Son. Në fund pati kohë përXhosh Braunhill, për të ngushtuar shifrat në 2-5.
Lini një Përgjigje