TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2023, 17:16

Vora shkëlqen me “poker” golash në startin e Kategorisë së Parë, djemtë e Mërgjyshit mposhtin Besën

Shkruar nga Pamfleti

Vora shkëlqen me “poker” golash në startin e

Vora e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Ekipi i Mërgjyshit ka marrë 3 pikët e para, pasi mposhti me rezultatin 4-2 Besën e Kavajës.

Sfida u zhbllokua në minutën e 27 nga Raboshta, teksa pas 2 minutash miqtë rikthyen baraspeshën. Pjesa e parë u mbyll në barazimin 1-1.

Në minutën e 57, Qardaku kaloi në avantazh vendasit, ndërsa 3 minuta më vonë, Tabaku shënoi edhe të tretin.

Raboshta shënoi golin e tij të dytë në minutën e 76. Teksa dukej se ndeshja do të mbyllej kështu, Xhabrahimi shënoi të dytin për ekipin e tij.

vora besa kategoria e parë

Lini një Përgjigje