TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2023, 19:47

Triumf spektakolar i Florian Markut, kundërshtari reziston vetëm 54 sekonda: Më jepni një boksier të fortë dhe shikoni çfarë do iu dhuroj (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Triumf spektakolar i Florian Markut, kundërshtari reziston vetëm 54

54 sekonda. Kaq kanë mjaftuar për boksierin shqiptar, Florian Marku për të triumfuar në ndeshjen ndaj Dilan Moran, të mbajtur në “Manchester Arena”. Marku, në sekondat e para goditi fort kundërshtarin, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar.

Një triumf i arritur me “Knock Out” teknik dhe me shumë meritë.

Kam punuar kaq shumë për këtë rikthim. Unë dua ndeshje të mëdha. Boksierët nuk duan të ndeshen me mua” – Tha ai. Më pas, shtoi: “Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do iu dhuroj”.

Florian Marku vazhdon të mbajë lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë me arritjet e tij, teksa  vijon të mbetet një nga më të mirët.

Pritshmëritë janë të mëdha për të ardhmen dhe mbështetësit e tij me padurim po presin ndeshjet e radhës.

30-vjeçari njihet për rekorde, ndërsa sa i takon sukseseve, nuk mund të lëmë pa përmendur marrjen e një titulli kampion të kategorisë IBF.

florian marku boksiri shqiptar

Lini një Përgjigje