TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2023, 19:25

Rikthehet Ferrari, siguron ‘pole positon’ në garën e shtëpisë, “kokëkuqja” mposht Vershtapen

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet Ferrari, siguron ‘pole positon’ në garën e

Piloti spanjoll i Ferrarit, karlos Sainz, siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Monza, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Ai dha kohën 1’20”294, duke mposhtur me vetëm 13 të mijëtat Maks Vershtapen (Red Bull), i cili u rendit në vendin e dytë.

Ky është “pole” i katërt në karrierë për Sainz, që përgjatë gjithë këtyre dy ditëve tregoi se ishte i shpejtë, ashtu sikurse edhe Ferrari. Në vendin e tretë u rendit monogasku Sharls Lëklerk me “kokëkuqen” tjetër, me vetëm 67 të mijëtat më shumë se shoku i tij i skuadrës.

Gjithsesi, të dyja makinat italiane janë nën hetim, për shkak se zhvilluan xhiron e daljes nga pista mbi kohën limit 1’41” në sesionin  e parë të provave zyrtare. Vendimi do të merret më vonë.

Në vendin e katërt u rendit Xhorxh Rasëll me Mercedes, që la pas Serxhio Perez me Red Bull e Aleksandër Albon me Uilliams. Në dhjetë më të mirët u klasifikuan edhe Piastri (MekLaren), Hamilton (Mercedes), Norris (MekLaren) dhe Alonso (Aston Martin). Të dielën do të zhvillohet gara e Italisë.

Rikthehet Ferrari, siguron ‘pole positon’ në garën e

formula 1 ferrari

Lini një Përgjigje