
U luajt pasditen e sotme, dueli mes Udinezes dhe Frozinones e vlefshme për javën e tretë të Serisë A. Kjo ndeshje nuk prodhoi gola, teksa rezultati duket se i shkoi më shumë përshtat skuadrës mike të Frozinones.
Në këtë përballje pati minuta edhe për sulmuesin shqiptar Marvin Çuni. 22-vjeçari u aktivizua në minutën e 80, ndërsa në përfundim të ndeshjes u vlerësua me notën 6.2 nga “Flashscore”. Ky ishte dueli i tretë radhazi që Çuni merr minuta në Serinë A, teksa në përballjen e parë ndaj Napolit e nisi titullar, duke u aktivizuar 66 minuta.
Lini një Përgjigje