TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2023, 20:20

Gol me “sms” për Çekinë dhe Poloninë, Sokol Cikalleshi i shënon skuadrës së Erdoganit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol me “sms” për Çekinë dhe Poloninë, Sokol

Sokol Cikalleshi vijon të jetë protagonist absolut në Turqi teksa ka arritur të shënojë një tjetër gol me Koniaspor. Bomberi shqiptar e nisi titullar, si zakonisht, sfidën përballë Istanbul Bashaksehir që mbështetet nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe ia doli të zhbllokonte rezultatin me një gol mjaft të bukur.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 53. Ky është goli i tretë i Cikalleshit me Konjasporin.

Një gol që konfirmon formën e tij fantastike dhe një mesazh për Çekinë e Poloninë, me të cilët do të përballet javën e ardhshme. Kavajasi ka marrë ftesën nga trajneri Silvinjo dhe pritet të jetë pika kryesore në sulm përballë dy rivalëve kryesor për kualifikimin në “EURO 2024”.

sokol cikalleshi sulmuesi i kombëtares shqiptare koniaspor

Lini një Përgjigje