
Liverpuli ka marrë fitoren e radhës në kampionat, duke triumfuar pastër 3-0 ndaj Aston Vilës. Në “Anfield Road” nuk pati shumë histori, teksa ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3 me anë të afrimit të verës të “The Reds”, Shoboshlai, që është bërë edhe hungarezi i katërt që shënon në kampionatin anglez pas Zoltan Gera, Tamas Priskin dhe Akos Buzhaki.
Në minutën e 22, Nunjez futi në kasafortë 3 pikët.
Në fillimin e pjesës së dytë, Salah nuk e pati të vështirë të shtynte topin në rrjetë, pas zhvillimit të një këndorje dhe pas një asisti perfekt me kokë nga Nunjez. Kështu, djemtë e Jurgen Klop e kanë nisur mirë sezonin. Liverpuli, pas katër javësh kampionat ka grumbulluar 10 pikë.
Ndeshja tjetër e kampionatit anglez e luajtur në të njëjtin orar mes Kristal Palas dhe Ullverhempton përfundoi 3-2. Në “Selhurst Park” (London) Edouard realizoi për vendasit, ndërsa pak më vonë barazoi Çan.
12 minuta para fundit, Eze mposhti portierin Hoze Sa për të rikthyer përfundimisht avantazhin në anën e Palas.
Goditjen finale ekipit të “Ujqërve” ia dha Eduard, sakaq Kunja ngushtoi shifrat në 3-2 në fund.
Lini një Përgjigje