TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2024, 17:18

Fitore spektakolare me përmbysje në Romë, Bolonja mposht Lacion dhe mban gjallë ëndrrën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Fitore spektakolare me përmbysje në Romë, Bolonja mposht Lacion

Bolonja ka arritur një fitore të madhe në Serinë A, duke mposhtur me përmbysje skuadrën e Lacios në “Olimpico” dhe tashmë shikon më afër ëndrrën “Champions”. 

Sfida nisi mjaft mirë për bardhekaltrit, të cilët kaluan në avantazh me anë të Isaksen në minutën e 18, por një gafë e portierit Provedel dhe mbrojtësit Kasale në minutën e 39 solli barazimin e miqve me El Azuzi. 

Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por djemtë e Tiago Motës kaluan në avantazh me anë të Xhoshua Zirkze në minutën e 78, duke përmbysur çdo gjë. 

Kështu Bolonja nuk i ndahet Atalantës, duke qendruar me 45 pikë në vendin e 5, ndërsa Lacio në vendin e 8 me 37 pikë. 

lacio bolonja seria a

Lini një Përgjigje