TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shkurt 2024, 22:51

Kupa dhe Superiorja luhen njëkohësisht, mesjavë e veçantë në futbollin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kupa dhe Superiorja luhen njëkohësisht, mesjavë e

Kupa e Shqipërisë kthehet përsëri këtë mesjavë, me përballje shumë interesante të çerekfinaleve, ku skuadrat kërkojnë medoemos praninë në turin tjetër të turneut. Por paralelisht me katër sfidat e Kupës, do të luhet edhe një ndeshje e Superiores.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës nisin të martën me duelin Kukësi-Partizani që zhvillohet në orën 13:30. Në orën 17:00 të së njëjtës ditë, Teuta luan kundër Tiranës në një sfidë shumë interesante, pasi të dy skuadrat mund ta shohin këtë turne si rrugën e tyre drejt Europës, duke parë situatën në kampionat.

Të mërkurën, të dy sfidat e programuara për këtë ditë, Erzeni-Vllaznia dhe Laçi-Egnatia, luhen në orën 13:30. Interesant është fakti se po të mërkurën, luhet një sfidë e Kategorisë Superiore, ajo e  prapambetura mes Skënderbeut dhe Dinamos që u shty për shkak të kushteve atmosferike. Ndeshja në fjalë është programuar të luhet në Korçë në orën 17:00.

Kupa e Shqipërisë:

Të martën

Kukësi-Partizani ora 13:30

Teuta-Tirana ora 17:00

Të mërkurën

Erzeni-Vllaznia ora 13:30

Laçi-Egnatia ora 13:30

Kategoria Superiore:

Të mërkurën:

Skënderbeu-Dinamo ora 17:00

kategoria superiore kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje