
Barcelona ka marrë një fitore me vuajtje 2-1 në fushën e Selta Vigos, në një ndeshjen e vlefshme për javën e 25 të kampionatit.
45 minutat e para mes Seltës dhe katalanasve në Balaidos ishin shumë të luftuara. Miqtë dominuan topin dhe kaluan në avantazh pak para fundit të pjesës së parë.
Ishte një 45 minutësh me pak raste, por Robert Levandovski e shfrytëzoi në maksimum shansin e fundit para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes.
Ai mori një pasim nga Lamin Jamal dhe, pas një prekje të parë të shkëlqyer, lëshoi një goditje të frikshme duke mposhtur Visente Guaita dhe realizoi golin e tij të 11 të sezonit në La Liga.
Pjesa e dytë nisi më mirë prë Selta Vigon, me vendasit që barazuan me Iago Aspas. Ky i fundit është lojtari që ka shënuar më shumë gola (11) kundër Barçës në La Liga në shekullin e 21.
Në fundin e ndeshjes, në minutën e 93, Jamal fitoi një 11-metërsh për një faull të pësuar në zonën e rreptësisë.
Te pika e bardhë u paraqit Levandovski, i cili u ndal nga portieri kundërshtar, por arbitri vendosi që penalltia të përsëritej sepse Guaita kishte lëvizur nga vija e portës dhe polaku nuk gaboi në tentativën e dytë.
Lini një Përgjigje